Një javë përpara zgjedhjeve, Kamala Harris dhe Donald Trump kanë vijuar sulmet ndaj njëri-tjetrit teksa rënditën argumentet përfundimtare të fushatës elektorale Nënpresidentja Kamala Harris ishte në Uashington, ku kritikoi ish-presidentin Donald Trump si njeri të paqëndrueshëm dhe të fiksuar pas hakmarrjes. Tubimi u zhvillua afër Shtëpisë së Bardhë në vendin ku më 6 janar 2021, Trump iu drejtua mbështetësve të tij para se ata të sulmonin Kapitolin.