Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Rusisë po përkeqësohen më tej. Moska ka urdhëruar mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Peterburg, në një tjetër përshkallëzim të tensioneve diplomatike mes dy vendeve. Ministria e Jashtme ruse njoftoi se punonjësit e konsullatës kanë afat deri në 18 shtator që të largohen nga vendi.