Top Channel/ Mendi Kabashi hyn në politikën kanadeze: Mirushi mbetet udhërrëfyesi im
26/08/2026 19:44

Mendi Kabashi kandidon për zgjedhjet lokale në Kanada. Vajza e aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi ka vendosur të ketë një rol më aktiv si shqiptare në rritjen e përfaqësimit politik në Këshillin Bashkiak të Mississauga. “Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time, në ADN. Kjo garë nuk është vetëm si shqiptare, por është edhe si qytetare e Kanadasë. Lidershipi aktual është prej 16 vitesh dhe ka pakënaqësi. Jeta ime është fushatë tashmë. Trokas derë më derë te banorët e kësaj lagjeje, i them lagje, por ka 65 000 banorë”, tha Mendi Kabashi. Ideja për të qenë një politikane i ka fillesat para 4 vitesh. Por e gjithë jeta e Mendi Kabashit të tregon se ka marrë vendime të guximshme. Me CV të pasur dhe të larmishme, që nga shkollimi ushtarak në rini, emigracioni në Kanada, menaxhimi i komuniteteve rezidenciale në Toronto e çuan te marrja e një sfide të re në politikë. “Unë e lashë shtëpinë kur isha 17 vjeç dhe nisa Akademinë Ushtarake Modena. Nuk ishte aspak e lehtë. Kam bërë dhe shkollë për drejtësi. Në njëfarë mënyre shërbimi publik politik ka qenë pjesë e jetës sime pa e kuptuar. Më kanë thënë shumë herë: “Ti je shumë e ndershme për të hyrë në politikë” dhe ju kam thënë këtë që po të them me bindjen më të madhe. Unë dua ta ndryshoj këtë narrativë”, tha Mendi Kabashi. I ndjeri Mirush Kabashi ka qenë një shtysë e madhe dhe mbështetje për vajzën. Ajo tregon se i ati vijon të jetë busulla orientuese që e shoqëron mbi të gjitha në këto ditë dinamike të fushatës. “Im atë e përdori fjalën për t’u dhënë zë njerëzve dhe dinjitet. Unë nuk pretendoj të zëvendësoj Mirush Kabashin, por jetoj me vlerat e tij. Mirushi është absolutisht, edhe pse jo pranë meje, udhërrëfyesi im. Kjo është përjetësia”, tha i prekur Mendi Kabashi. Sot për sot nuk e sheh veten në një karrierë politike në Shqipëri, por e lë një derë të hapur për të ardhmen. “Më ka mësuar jeta që mos them kurrë JO. Në një politikë ku ti ke hapësirë që të jesh vetvetja e të sjellësh të vërtetën, po e konsideroj dhe prandaj është kandidatura ime këtu. Por në një politikë ku akoma duhet bërë një bisedë: “Po përfaqësojmë vërtet interesat e këtij populli apo vetëm tonat?” Atëherë jo, sepse nuk është gati politika shqiptare për mua dhe unë nuk jam gati për politikën shqiptare”, tha Mendi Kabashi. Zgjedhjet bashkiake zhvillohen në 26 tetor në Kanada, një datë që përkon me ditëlindjen e saj dhe që beson se do të jetë dhurata më e bukur fitorja me votën e komunitetit të Mississauga, mes tyre edhe shqiptaro-kanadez.

Top Channel/ Qarkullonte me armë në rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari me precedentë penalë
05/11 09:09
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë, priten ekspertët e…
05/11 09:04
Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34