Melania Trump, sipas CNN, ka të ngjarë të mos e konsiderojë Shtëpinë e Bardhë si shtëpinë e saj për katër vitet e ardhshme kur i shoqi, Donald Trump do të shërbejë si President i SHBA. Diskutime të shumta duket se po rrethojnë vendin ku Zonja e parë e ardhshme do të kalojë kohën në rolin e saj që mbetet i një profili të lartë në skenën botërore.