Shembja e një mbikalimi hekurudhor tejet të ngarkuar ne rrjetin e tij të metrosë u kthye në tragjedi për kryeqendrën e Meksikës. 23 persona, mes të cilëv edhe fëmijë humbën jetën ndërsa gati 70 vetë u plagosën e shumica e tyre kanë përfunduar në spital. Disa vagonë të trenit u përplasën dhunshëm në tokë, të tjerë mbetën të varur në ajër. Ekipet e shpëtimit u detyruan t`i ndërprisnin kërkimet pas aksidentit, sepse rreziku që këta vagonë dhe pjesa tjetër e mbikalimit të rrëzoheshin, ishte shumë i madh.