Gjithmonë e më shumë njerëz po e kalojnë kohën në rrjetet sociale. Varësia ndaj tyre po kthehet në shqetësim kudo, e madje në SHBA kanë nisur dhe proceset e para gjyqësore kundër Facebookut. Llogaritet që vetëm në Gjermani mbi gjashtë përqind e fëmijëve dhe të rinjve janë të varur nga këto media. Një studim i publikuar publikuar këtë vit, realizuar nga ndërmarrja e sigurimeve shoqërore, DAK, dilte në përfundimin se ky problem ka prekur mbi 600 mijë djem dhe vajza.