Nga agjensia e njohur e lajmeve Reuters, tek Associated Press e televizioni i njohur i Katarit, Al Xhazira, media të ndryshme botërore kanë pasqyruar protestën studentore në Shqipëri, me theksin tek kthesa e dhunshme që morën tubimet e të rinjve, të nxitura nga pakënaqësitë për situatën në arsim e cështje sociale.