Fëmijët njëri 8 e tjetri 10 vjec, flinin në dhomën ngjitur, kyr 40 vjecari shqiptar me iniciale X. F mbyti gruan e tij, një ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Vlachiotis të Lakonisë. Mediat greke thonë se shqiptari nuk kishte precedentë penalë, dhe as nuk ka pasur ndonjë denoncim për dhunë nga bashkëshortja e tij. Dëshmitarët thonë se cifti pati një zënkë të tmerrshme përpata se të ndodhte vrasja e 36 vjecares. Burri e ka mbytur me duar, e pastaj është larguar nga shtëpia por më vonë e ka njoftuar vetë policinë, e cila e gjeti në banesë, pranë gruas tashmë të pajetë. Ai rrëfeu se gruaja kishte dashur ta linte dhe atij i ishin errur sytë kur ajo i ka ofenduar të ëmën. Shtypi grek shkruan se burri kishte një xhelozi të tepruar dhe mendonte e shoqja e tradhëtonte, e kjo mund të ketë qenë një nga arsyet përse ajo kërkonte ndarjen.