Në zonat bujqësore të Beratit sezoni i vjeljes së ullirit, një prej kulturave më të rëndësishme për ekonominë e fermerëve vendas, do të shtyhet. Ndryshe nga vitet e kaluara, prodhimi i këtij viti pritet të jetë mjaft i pakët, ndërsa shkaktari kryesor mbetet thatësira e gjatë dhe mungesa e reshjeve të shiut gjatë muajve të verës dhe fillimit të vjeshtës. Procesi i vjeljes nisi fillimisht me varietetet e ullirit të tavolinës, por fermerët janë përballur me një situatë jo të mirë: kokrrat e ullirit janë të mpira. Vijimi i vjeljes në këto kushte, thonë fermeërt do t'u shkaktonte humbje të mëdha financiare, pasi produkti nuk ka as peshën dhe as cilësinë e kërkuar për tregun.