Kryeministrja italiane, Georgia Meloni uroi sërish kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Ajo u shpreh se është e kënaqur që Evropa do të mund të mbështet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij. “Dua të uroj Edi edhe për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës i qeverisë së Shqipërisë, jam e kënaqur që Evropa do të mund të mbështet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij”, tha Meloni.