Një familje spanjolle prej katër anëtarësh rezulton e zhdukur pasi një varkë turistike u mbyt në det të trazuar në Indonezia, raportoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve Antara. Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje në ngushticën e Ishullit Padar, pranë destinacionit turistik të njohur Labuan Bajo.