Top Channel/ Mbyllet takimi Ukrainë-Rusi në Turqi: Arrihet shkëmbimi më i madh i robërve!
17/05/2025 11:28

Pritshmëritë ishin të larta në takimin e Stambollit, por rezultatet nuk u ngritën në nivelin e tyre: Edhe pse Rusia u shpreh e kënaqur pas bisedimeve të para të drejtpërdrejta në më shumë se tre vjet, Ukraina foli për kërkesa "të papranueshme" . Përfaqësuesit e të dyja palëve u takuan shkurtimisht, e në fund u vendos që të bisedohet edhe më tej. Vladimir Putin që në fillim donte ta bënte të qartë se nuk ka nevojë për armëpushim teksa nga këndvështrimi rus për një paqe të mundshme, ka rrethana që nuk janë më të negociueshme, por që bota dhe Ukraina duhet t'i pranojnë. I vetmi pajtim i prekshëm i arritur në Turqi ishte dakordësia për shkëmbimin e të burgosurve: 1000 robër lufte nga secila palë, që do të përbëjë shkëmbimin më të madh të burgosurve deri më sot. EDhe pse vetë Putini propozoi "negociata të drejtpërdrejta" me Ukrainën në Turqi, pasi Shtetet e Bashkuara iu bashkuan presionit të disa vendeve evropiane ndaj Moskës, ai e hodhi poshtë kërkesën e Kievit dhe bllokut europian për uljen e armëve për 30 ditë. Ai po kështu në fund nuk shkoi personalisht në Stamboll, ku e priste Zelensy, por dërgoi një delegacion të thjeshtë, cka bëri që negociatat të mbaheshin në një nivel shumë më të ulët. Ukraina, e mbështetur nga BE dhe SHBA, fillimisht po këmbëngul për një armëpushim 30-ditor. Sipas udhëheqjes ukrainase, kjo është baza për negociatat për një marrëveshje paqeje afatgjatë. Pala ukrainase kërkon largimin e trupave ruse nga vendi dhe lirinë e plotë të Ukrainës që të veprojë si të gjitha shtetet sovrane, por edhe garanca ndërkombëtare. Rusia theksoi përpara bisedimeve të planifikuara se ato duhet të mbahen "pa parakushte". Kreu i delegacionit, Medinsky, e përsëriti këtë pretendim. Ministria e Jashtme ruse tha se pala e tyre ishte "e gatshme të punonte seriozisht" për të gjetur një zgjidhje. Megjithatë, fokusi sipas Moskes, duhet të jetë në "eliminimin e shkaqeve të konfliktit".

Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40
Top Channel/ “U vërsul ndaj të rinjve me dhunë”, Berisha: Rama mendonte se do kishte Tiranën e qetë
20/10 20:37
Top News- Begaj takime në Presidencë/ Diskuton me ambasadorë e ish-presidentë për protestat
20/10 20:37