Regjistrimet në arsimin parauniversitar të përgjithshëm, për në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë do të hapen në një fazë të dytë nga 24 gushti deri në 7 shtator. Ndërsa për në shkollat profesionale ky proces vazhdon i pandërprerë me afat aplikimi deri në datë 30 shtator, ku vihet re një interes i shtuar me mbi 3100 nxënës të regjistruar deri më tani. ‘Një rritje në arsimin profesional me 15% . Objektivi i regjistrimeve në arsimin profesional për këtë vit është 4500 në 27 drejtime dhe 31 shkolla publike në vend. Këtë vit kemi edhe shtim në bursa në vlerë 10000 lek për nxënësit me rezultate të larta dhe për shtresat në nevojë”.