Dy turistë belgë janë shpëtuar pasi mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë. Mbrëmjen e djeshme policia mori informacionin se dy turistët duke eksploruar kanionin e Gjipesë, mbetën të bllokuar në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, ku kishin të pamundur të dilnin.