Sot firmoset marrëveshja mes QSUT dhe Universitetit të Mjekësisë me qendrën spitalore italiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita- Salute San Raffaele”. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë marrëveshje si një moment historik për shëndetësinë, QSUT dhe për Shqipërinë. Ai shtoi se rrugëtimi nuk ishte aspak i lehtë, theksoi se ambicia e qeverisë është që kjo qendër të bëhet pikë referimi në Ballkan dhe të kthehet në një qendër ekselence. “E lashë fjalën e shkruar duke marrë parasysh diellin. Do përpiqem të flas shkurt.