19:38 | 8/5/2024

Top Channel/ Maqedoni e Veriut/ Sot zgjidhet Presidenti dhe përcaktohet kush do drejtojë qeverinë

Maqedonia e Veriut këtë të mërkurë mbajti dy palë zgjedhje, ato presidenciale dhe parlamentare. Qytetarët iu drejtuan kutive të votimit që nga ora shtatë e mëngjesit kur zyrtarisht nisi procesi i votimit, për raundin e dytë të presidentit. Megjithatë, numri i atyre që e shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës në këtë proces ishte më i ulët se në raundin e parë të 24 prillit. Kryesisht, shqiptarët ishin ata që nuk votuan për president, duke thënë që nuk kanë alternativë. Por, ishin përfaqësuesit e partive shqiptare që votuan në dy palë zgjedhjet, duke thënë që presin proces demokratik. Përfaqësuesit e Frontit Evropian, thanë se ua kanë lënë qytetarëve në dorë të zgjedhin presidentin.

Më shumë ↓

Video të tjera