Top Channel/ Manovrat me çmimin e naftës, sot e ul 5 lekë çmimin që ngriti dje me 8 lekë për litër
03/12/2022 19:31

Me dy vendime njëri pas tjetrit Bordi i Naftës e rriti çmimin e naftës me tre lekë më shumë në total, ndërkohë që vendet fqinje si maqedonia e kanë ulur atë. Pak ditë më parë Bordi u mblodh me shumë vonesë për ulur çmimin e naftës duke e cuar atë në 206 lekë. Në kohën kur nuk kishte bord, çmimi i naftës ishte 195 lekë për litër, nisur nga fakti se sa u ul nafta në bursa. Bordi në atë moment nuk i shërbeu qytetarëve poir fiksoi cmime abuzive. Pas 24 orësh bordi njoftoi se do rriste çmimin e naftës me 8 lekë duke e cuar atë në 2014 lekë me arsyetimin se në bursa nafta u shtrenjtua. Rritja ishte shumë e shpejtë ndërkohë që në maqedoninë e veriut vazhdonte ulja e çmimit. Ndërsa këtë të shtunë bordi u mblodh për të ulur çmimin me 5 lekë. Në fund të gjithë këtyre veprimeve Bordi vetëm ka bërë një rritje të çmimit të naftës me tre lekë për litër, dhe shumë më lartë se sa duhet të ishte çmimi i naftës nëse do ishte treg i lirë. Top Channel ka treguar gjatë ditëve në vijim se Bordi reflekton më shumë ngritjen e çmimit, ndërsa kur çmimi ulet në Bursa, reflektimi vjen me vonesë dhe zakonisht çmimi fiksohet më lart seç duhet të jetë. Kontrasti qëndron edhe me Maqedoninë fqinje, e cila në datë 1 dhjetor e uli çmimin edhe më shumë me 4 lekë. Kërkesa globale për naftë ka rënë gjë e cila ka sjellë uljen e çmimit, pasi importuesi më i madh Kina po kalon një betejë të vështirë me kufizimet e COVID, që ka ngadalësuar ekonominë aziatike.

Top Channel/ Rikthehet Bordi i naftën. Qeveria aktivizon uljen e akcizës, çmimi kaloi 220 lekë litri
16/09 15:25
Top Channel/ Dyfishohet bonusi për pensionistët, vendimi nis më 1 janar 2027
15/09 23:05
Top Channel/ Debati për pagat, Miratohet rritja 2%. Gjyqtarët: Tallje e madhe
15/09 19:48
Top Channel/ 4 mijë kredi për çiftet e reja. Shteti garanton huanë pa parapagim
15/09 15:17
Top Channel/ Ulen taksat mbi karburantet, RMV, Italia, Spanja dhe Qiproja lehtësojnë konsumatorët
15/09 12:32
Top Channel/ Rekord parash nga emigrantët, 621 milionë euro në gjashtë muaj, por…
15/09 12:17
Top Channel/ Rekord parash nga emigrantët, 621 milionë euro në gjashtë muaj, por kursi i këmbimit…
14/09 22:38
Top Channel/Miratohet rritja për gjyqtarët,Komisioni i Ekonomisë kalon draftin për rritjen 8500 lekë
14/09 19:55
Top Channel/ Taksat në naftë mbushin arkën, më shumë para në buxhet nga shtrenjtimi
13/09 15:23
Top Channel/ Nafta me çmim rekord në Shqipëri, shitet me 229 lekë/litri
12/09 19:53
Top Channel/ Turizmi sjell 2.38 mld euro, pesë milionë të huaj rritën të ardhurat
11/09 19:47
Top Channel/ Rekord investimesh të huaja, 1.1 mld euro në 6 muaj, projekti i Zvërnecit shton flukset
11/09 15:12
Top Channel/ Pagat rriten, punësimi bie. Një në katër punonjës mbetet me pagë minimale
10/09 15:45
Top Channel/ 140 mln euro nga rivlerësimi. Në 6 muaj përfunduan 18.777 aplikime, Tirana kryeson
09/09 15:20
Top Channel/ Financimi i grave sipërmarrëse, Kodi për mbështetjen e atyre që menaxhojnë kompani
08/09 19:49
Top Channel/ Inflacioni ngjitet në 3,2%!Transporti rritet 12%, ushqimet e faturat rëndojnë buxhetet
08/09 12:22
Top Channel/ Turizmi kulturor në rritje. Mbi 824 mijë vizitorë në 7 muaj, Gjirokastra e preferuara
07/09 15:25
Top Channel/ Manifaktura kërkon lehtësi. Eksportet bien 17%, 6 masa kërkohen në paketën fiskale 2027
07/09 15:17
Top Channel/ Euro e lirë, miliarda kursime. Importet me BE-në, efekti i kursit në rreth 2.9 mld euro
05/09 19:45
Top Channel/ Pagat shtrenjtojnë ndërtimin, materialet kushtojnë më pak, por çmimet mbeten të larta
04/09 12:24