Fëmijët në përkujdesje të Republikës do të mbështeten me pagën e plotë të prindit që ka humbur jetën në detyrë. Pas miratimit të ligjit për mbështetjen e tyre, qeveria miratoi sot vendimin për ngritjen e një komisioni të posaçëm që do të miratojë kërkesat për përfitimin e statusit të ‘Fëmijëve në përkujdesje të Republikës. Duke bërë me dije vendimin e fundit të qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se ky komision konstituohet javën që vjen.