Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, ndërsa bashkëpunëtorja e tij është shpallur në kërkim, pasi magazinonin mallra të dyshuara të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre. Pas tri javësh hetime, A. L., 34 vjeç, banues në Vlorë, ra në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Tranzit”.