Në Panahor të Mallakastrës, uji i pijshëm prej më shumë se 30 vitesh mbetet një problem i pazgjidhur për banorët. Furnizimi nga rrjeti i ujësjellësit ka munguar për dekada, duke i detyruar familjet të gjejnë vetë zgjidhje për një nga nevojat më bazë. Për të siguruar ujin, banorët kanë hapur puse me shpenzimet e tyre, kryesisht në zonën pranë lumit Gjanica. Por edhe kjo zgjidhje ka një kosto të lartë, pasi uji duhet të pompohet dhe të transportohet deri në banesa.