Top Channel/ Mali i Zi, vetëm pak muaj në pushtet rrezikohet të bjerë qeveria
15/04/2021 11:42

Ngerci që shkaktoi ministri malazez i Drejtësisë, Vladimir Leposavic me mohimin e genocidit të Srebrenicës, rrezikon të sjellë shpërbërjen e qeverisë të krijuar vjeshtën e kaluar pas një ndryshimi historik pushteti. Tani për herë të parë në Ballkan, një mohim i tillë ka shkaktuar një krizë të rëndë politike. Leposavic, pati thënë në muajin mars në parlamentin e Podgoricës se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, vetëm nëse kjo „konfirmohet qartë". Ai tha se ICTY nuk e ka legjitimitetin për të bërë një gjë të tillë, për shkak të gjoja injorancës së Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e bëra kundër serbëve. Deklaratat e ministrit janë kthyer në provën e parë të zjarrit për qeverinë e reformuar që ndodhet vetëm katër muaj në pushtet, thotë DË. Indinjata e partnerëve të koalicionit, partive të opozitës dhe pjesëve të publikut malazez është e madhe. Kritika të ashpra patie edhe nga diplomatët e huaj. Kryeministri Zdravko Krivokapiq i kërkoi Leposavicit që të jepte dorëheqjen, por ministri refuzoi. Tani vendimin për shkarkimin e tij duhet ta marrë parlamenti. Problemi është se për këtë nuk ekziston shumica brenda koalicionit. Krivokapic foli për një përpjekje për „të rrëzuar qeverinë nga brenda", duke treguar me gisht disa partnerë të koalicionit që janë nacionalistë të djathtë, proserbë. E qartë është se fjalët e Leposaviqit, e kanë kthyer vendin në „fushë të minuar“, siç shkrunte kolumnistja Ratka Jovanović-Vukotić e të përditshmes "Vijesti" (Lajmet). Aktualisht është krejtësisht e paqartë nëse kryeministri Krivokapiq, ministrat e tij dhe partitë që janë pjesë e koalicionit reformues do të gjejnë një rrugëdalje nga kjo dilemë.

Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10