Zyrtarët e doganës malajziane sekuestruan një sasi të madhe të pjesëve të rralla të kafshëve, duke përfshirë brirë elefantësh e rinocerontësh me vlerë 18 milionë dollarë që mendohet se kanë ardhur nga Afrika. Autoritetet penguan një tentativë kontrabande më 10 korrik, duke zbuluar ngarkesën e paligjshme në Port Klang, në bregun perëndimor të Malajzisë, të fshehur në një kontejner së bashku me lëndë drusore. Pamjet: AFP