Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01/2025 19:27

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë të mërkurën në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Pallatin Elysee në Paris se me kthimin e Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë, “më shumë se kurrë” i takon Evropës që ta vendosë veten në rend të parë. “Prioriteti i evropianëve duhet të jetë sot edhe më shumë për Evropën tonë dhe para së gjithash për konkurrencën tonë, prosperitetin dhe sigurinë tonë, për të forcuar gjithashtu demokracitë tona dhe për të ruajtur modelin tonë ekonomik dhe social”-u shpreh Macron. Macroni i ka bërë thirrje Evropës që të shpenzojë më shumë për mbrojtjen në mënyrë që të zvogëlojë mbështetjen e saj tek Shtetet e Bashkuara për sigurinë e saj. Ndërkaq, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar të mërkurën se presidenti amerikan Donald Trump do të jetë një “sfidë” për Evropën gjatë mandatit të tij të ri. Por Scholz ka theksuar se Evropa dhe Uashingtoni kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë. “Evropa nuk do të fshihet, por do të jetë një partner konstruktiv dhe me vetëbesim”. Udhëheqësi gjerman ka vlerësuar përpjekjet e vendeve evropiane brenda NATO-s për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe ka shtuar se kontinenti duhet të ketë besim në fuqinë e tij ekonomike.

Top News- BE “ultimatum” Trump: Hiq sanksionet ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale
10/10 20:00
Top Channel / Uragani “Isaias” godet SHBA! Alarm në Alabama, Xhorxhia dhe Florida
10/10 19:35
Top News- Erërat e egra “gjynjëzojnë” SHBA, përmbytje e shkatërrim nga uragani i frikshëm Isaias
10/10 18:00
Top News – Stuhitë godasin Italinë, qytete nën ujë/ Kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme
10/10 15:30
Top Channel/ Turqia kufizon rrjetet sociale, platformat duhet të ndalojnë përdorimin nën 15 vjeç
10/10 15:19
Top Channel/ Në Tokë pas tetë muajsh në ISS, katër astronautë kthehen nga stacioni hapësinor
10/10 14:23
Top Channel/ Bombat ruse vrasin 11 civilë! Tre fëmijë mes viktimave në Zaporizhzhia
10/10 14:23
Top Channel/ Gjermania vijon presionin ndaj Moskës, SHBA lehtëson kufizimet për naftën ruse
10/10 14:23
Top Channel/ Putin i hapur për ulje tensionesh! Kremlini flet për propozime të Trumpit
10/10 14:22
Top News – Terroristi serb del hapur/ Milan Radoiçiç në fushatë me Vuçiç përkrah djalit të tij
10/10 14:00
Top Channel/ Nafta ruse, përplasje me Kievin! Kremlini konfirmon ofertën për SHBA-në
10/10 13:36
Top Channel/ Uragani Isaias godet Floridën! Mbi 500 mijë abonentë mbeten pa energji
10/10 13:35
Top News – Trumpit ‘nuk i del inati’. Ankohet se nuk fitoi Nobelin e Paqes-Irani do zhduket!
10/10 13:20
Top Channel/ AI nxiti vetëlëndim, Kentaki publikon detaje të padisë: Character.AI dyshohet se…
10/10 12:26
Top News-Rrjeti i Kremlinit bie në Malin e Zi!Mision sekret për të dëmtuar integrimin e vendit në BE
10/10 12:03
Top News – ‘Vrasja e Khameneit ishte gabim’. Opozita izraelite kundër SHBA- Solli ekstremizëm
10/10 11:45
Top News – Greqia armatoset deri në dhëmbë. Gazeta izraelite – Mesazh i qartë për Ankaranë
10/10 11:44
Top Channel/ AI shpik denoncim për vrasje! U dërguan të dhëna të rreme në polici gjatë një testi
10/10 11:23
Top Channel/ SHBA, Ukraina dhe europianët takohen në Miami, kërkojnë zgjidhje para dimrit
10/10 11:10
Top Channel/ Dilema në SHBA, Transmetimi drejtpërdrejt i ekzekutimit të Nidal Hasanit ngjall reagime
10/10 11:08