Kreditimi po merr një rol gjithnjë e më të madh në ekonominë shqiptare teksa bizneset kërkojnë financim për investime dhe zgjerim ndërsa familjet po shtojnë huamarrjen, veçanërisht për blerjen e një banese. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se viti 2026 po shoqërohet me një rritje të vrullshme të kredisë së dhënë nga bankat. Për herë të parë stoku total i kredisë për ekonominë në korrik arriti në 1 trilion e 710 mln lekë ose rreth 10.8 miliardë euro. Totali i financimit të dhënë nga bankat për bizneset, korporatat publike dhe individët. Ndërkohë vlera e kredisë së re të dhënë gjatë 7 muajve të parë të vitit arriti në 261.1 miliardë lekë nga 231.8 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë duke shënuar një rritje prej 12.6%.