Top Channel/ Luftë në zemër të Evropës! Gjermania armatoset: Rusia mund të sulmojë brenda 4 vitesh
31/03/2025 17:41

Ushtria gjermane, Bundeswehr, së fundmi mori dritën jeshile për një rritje masive të investimeve pasi parlamenti votoi për përjashtimin e shpenzimeve për mbrojtjen nga rregullat strikte të borxhit. Gjenerali më i lartë i vendit ka thënë për BBC-në se kjo mbështetje financiare është urgjente, pasi ai beson se agresioni rus nuk do të ndalet me Ukrainën. “Ne jemi të kërcënuar nga Rusia. Ne jemi të kërcënuar nga Putini. Duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta penguar këtë”, tha ai, duke paralajmëruar se NATO duhet të përgatitet për një sulm të mundshëm brenda katër viteve. “Nuk ka të bëjë me sa kohë më duhet mua, por më shumë me sa kohë na jep Putini për t’u përgatitur. Dhe sa më shpejt të jemi gati, aq më mirë”, thotë shefi i mbrojtjes në mënyrë të prerë. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka ndryshuar thellësisht mendësinë në Gjermani. Për dekada, njerëzit këtu janë rritur me një refuzim të fuqisë ushtarake, të vetëdijshëm për rolin e kaluar të Gjermanisë si agresor në Evropë, thotë gazetarja e BBC, Sarah Rainsford, nw reportazhin e saj. “Ne kemi nisur dy luftëra botërore. Edhe pse kanë kaluar 80 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ideja që gjermanët duhet të qëndrojnë larg konflikteve është ende e rrënjosur në ADN-në e shumë njerëzve”, shpjegon Markus Ziener nga Fondi Gjerman Marshall në Berlin. Disa ende mbeten skeptikë ndaj çdo gjëje që mund të shihet si militarizëm edhe sot, dhe forcat e armatosura kanë qenë jo mjaftueshëm të përgatitura. Kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022, Olaf Scholz bëri një ndryshim të madh në prioritetet kombëtare, ai premtoi një buxhet gjigant prej 100 miliardë eurosh për të forcuar ushtrinë e vendit dhe për të frenuar “luftënxitësit si Putini”. Por Gjenerali Breuer thotë se kjo nuk mjaftonte. “Ne mbushëm pak nga gropat,” kujton ai. “Por situata është vërtet e keqe.” Në të kundërt, ai tregon për shpenzimet e mëdha të Rusisë në armë dhe pajisje, si për rezervat ashtu edhe për vijën e frontit në Ukrainë. Ai gjithashtu përmend luftën hibride të Rusisë: nga sulmet kibernetike deri te sabotazhet, si dhe dronët e paidentifikuar mbi bazat ushtarake gjermane. Vlerësimi i ashpër i shefit të mbrojtjes për gjendjen aktuale të forcave të tij përputhet me një raport të fundit për parlamentin. Bundeswehr-i, përfundonte raporti, kishte “shumë pak nga gjithçka”. Autorja e raportit, komisionerja e forcave të armatosura zbuloi mungesa të rënda që varionin nga municionet te ushtarët, deri te kazermat e rrënuara. Ajo vlerësoi buxhetin për punimet e rinovimit në rreth 67 miliardë euro. Heqja e kufirit të borxhit, duke i lejuar ushtrisë të marrë hua – do t’i japë asaj akses në një “vijë të qëndrueshme” financimi për të filluar adresimin e këtyre problemeve, thotë Gjenerali Breuer. Lëvizja historike u ndërmor nga pasardhësi i pritshëm i Scholz-it, Friedrich Merz, me një ngut që ngriti disa dyshime. Ai e dorëzoi propozimin në parlament pak para se ai të shpërndahej pas zgjedhjeve të shkurtit. Nga ana tjetër, në Berlin, kujdesi tradicional i gjermanëve ndaj çështjeve ushtarake duket se po venitet me shpejtësi. Tetëmbëdhjetëvjeçarja Charlotte Kreft thotë se pikëpamjet e saj pacifiste kanë ndryshuar. “Për një kohë shumë të gjatë, ne menduam se mënyra e vetme për të shlyer mizoritë që kemi kryer në Luftën e Dytë Botërore ishte të siguroheshim që ato të mos ndodhnin më kurrë dhe menduam se duhej të çmilitarizoheshim” shpjegon Charlotte. “Por tani jemi në një situatë ku duhet të luftojmë për vlerat, demokracinë dhe lirinë tonë. Duhet të përshtatemi”. “Ka shumë gjermanë që ende ndihen të çuditshëm për investime të mëdha në ushtrinë tonë”, bie dakord Ludwig Stein. “Por mendoj se, duke pasur parasysh ngjarjet e viteve të fundit, nuk ka një opsion tjetër real”. Sophie, një nënë e re, mendon se investimi në mbrojtje tani është “i nevojshëm në botën ku jetojmë”. Por Gjermania ka nevojë për trupa po aq sa për tanke, dhe ajo nuk është aspak entuziaste për idenë që i biri të rekrutohet. Bundeswehr-i ka vetëm një qendër të përhershme rekrutimi, një njësi të vogël e vendosur mes një farmacie dhe një dyqani këpucësh pranë stacionit Friedrichstrasse në Berlin. Me manekinë të veshur me uniforma kamuflazhi në vitrinë dhe slogane si “cool dhe spicy”, ajo synon të tërheqë burra dhe gra për të shërbyer, por në të vërtetë vetëm disa persona hyjnë aty çdo ditë. Gjermania tashmë ka humbur objektivin e saj për të shtuar 20,000 ushtarë – nga 183,000 në 203,000 – dhe për të ulur moshën mesatare nga 34 vjeç. Por ambiciet e gjeneralit Breuer janë shumë më të mëdha. Ai na tha se Gjermanisë i duhen edhe 100,000 trupa shtesë për të mbrojtur veten dhe krahun lindor të NATO-s në mënyrë adekuate – një total prej 460,000 trupash, duke përfshirë rezervistët. Prandaj ai insiston se rikthimi i shërbimit ushtarak është “absolutisht” i nevojshëm. Alarmi i dyfishtë – kërcënimi nga Rusia dhe një Amerikë e tërhequr – po bie fort për Gjermaninë, argumenton gjenerali, dhe nuk mund të injorohet. “Tani është e qartë për secilin prej nesh se duhet të ndryshojmë”.

Top News- Putin zëmërohet me Vuçiç, tensionohen marrëdhëniet mes dy aleatëve, Moska paralajmëron
08/11 18:30
Top Channel/ Frikë nga emigrantët, gjermanët “të tmerruar”? Gjysma nuk ndihen më të sigurtë!
08/11 15:00
Top News – Pasuria e botës në duart e 3 mijë njerëzve / Jo vetëm Musk, miliarderët fitojnë më shumë
08/11 14:59
Top News – Tanke apo dronë…çfarë i duhet Gjermanisë? Gjigantët e mbrojtjes, luftë për fondet
08/11 14:38
Top News – Retorika bërthamore në qiell…‘Nato më e fortë së kurrë, nuk ka nevojë për panik’
08/11 14:35
Top News – Rrugët kthehen në lumenj, makinat nën ujë / Çmendet moti, reshje biblike shiu në Siçili
08/11 13:58
Top News – Rusia avancon ‘shtëpi më shtëpi’ / Betejë e ashpër për ‘portën për në Donetsk’
08/11 13:50
Top News – Rusia ‘ndëshkon’ Ukrainën, e lë në terr / 450 dronë e 45 raketa, nën sulm ‘jeta normale’
08/11 13:48
Top News – Trump bojkoton samitin e G-20: ‘Të bardhët vriten e masakrohen në Afrikën e Jugut’
08/11 13:24
Top News – Lufta për Donbasin…Pse është rajoni kaq i vyer për Rusinë dhe Ussskrainën
08/11 13:23
Top News – Sulme arinjsh ‘pothuajse çdo ditë’ / Japonia në luftë, rekord viktimash gjatë këtij viti
08/11 13:06
Top News – Ferr flakësh, zjarr në një depo parfumesh / Tragjedi në Turqi, të paktën gjashtë viktima
08/11 13:05
Top Channel/ Gjykata i jep të drejtë Trumpit: Pasaporta amerikane do të njohë vetëm dy gjini!
08/11 12:37
Top News – Italia mbushet me njëqindvjeçarë / Rritet numri, vendi më i plakur i Evropës Jugore
08/11 12:36
Top News – Koreja e Veriut kërcënon me luftë / Dënon bisedimet e sigurisë SHBA-Kore e Jugut
08/11 12:12
Top News – Lufta me kancerin, Rama: 15 mln euro ekstra për pacientët e onkologjikut
08/11 12:10
Top News – Trump dhe Orban, ‘histori dashurie’/ Hungaria përjashtohet nga sanksionet për naftën ruse
08/11 11:52
Top News – Unë përsëri dua të takoj Putinin! Trump mbetet i hapur, samiti në Hungari ‘avulloi’
08/11 11:48
Top Channel/ Nis beteja për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, kush është favoriti?
08/11 11:17
Top Channel/ Trump pranon kërkesën e Victor Orban: Hiqen sanksionet ndaj gazit rus për Hungarinë!
08/11 11:02
BILETA Portokalli - Bileta