Rusia dhe Ukraina pretendojnë se i kanë rrëzuar dhjetëra dronë njëra-tjetrës gjatë natës, kur të dy vendet ndërmorën sulme ndaj kundërshtarit përtej vijave të frontit. Dueli i dronëve– të mbushur me eksplozivë apo me kamera të avancuara të vëzhgimit – është kthyer në njërin prej fenomeneve shënjuese të luftës dyvjeçare mes dy vendev fqinj.