Një vajzë dyvjeçare është vrarë dhe 22 persona tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi ajror rus, në një zonë të banuar me civilë në qytetin ukrainas, Dnjipro. Trupi i saj është nxjerr nga rrënojat e një shtëpie përgjatë natës. Serhiy Lysak, guvernator i rajonit në Dnjipro, ka thënë se pesë prej të plagosurve janë fëmijë, dhe tre djem janë në gjendje në rëndë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka fajësuar Rusinë për sulmet, mirëpo Kremlini ende nuk ka bërë ndonjë koment.