Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit rrezikon ta përkeqësojë akoma edhe më shumë stabilitetin e brishtë financiar të vendeve në kufi me shtetin hebre. Egjipti, Jordania e Libani, të gjendur tashmë përballë krizash ekonomike, përballen me probleme shtesë. Kjo gjë e ka nxitur Fondin Monetar Ndërkombëtar që t’i paralajmërojë ato në raportin e shtatorit se mund ta humbin “stabilitetin socio-politik”.