Pasojat e luftes duket do të shtrihen në kohë shumë më tepër nga sa mund të mendohet për Ukrainën. Ekonomia e saj parashikohet të përgjysmohet këtë vit, për shkak të pushtimit rus, i cili ka shkatërruar fabrika dhe ndërtesa të mëdha banimi, si dhe ka detyruar miliona njerëz të largohen nga vendi, thuhet në një raport të Bankës Botërore.