Top Channel/ “Lufta e yjeve”/ NASA e Space X lëshojnë 4 kozmonautë në hapësirë
26/08/2023 19:40

Anija kozmike Dragon e NASA-s dhe SpaceX-it u lëshua të shtunën duke transportuar katër astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Misioni Creë-7 komandohet nga amerikani Jasmin Moghbeli dhe përfshin Andreas Mogensen nga Danimarka, Satoshi Furukaëa nga Japonia dhe Konstantin Borisov nga Rusia. Anija kozmike Dragon e mbajtur nga një raketë Falcon 9 u ngrit në orën 3:27 të mëngjesit në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida përpara rreth 10,000 njerëzve të mbledhur për të parë nisjen. Nasa e lajmëroi nisjen në rrjetin social X. Brohoritjet mund të dëgjoheshin në dhomën e kontrollit të misionit menjëherë pasi anija Dragon u nda nga raketa Falcon 9 me ekuipazhin në orbitë. Nisja u shty të shtunën për t'u dhënë inxhinierëve një ditë shtesë për të rishikuar një komponent të sistemit të kontrollit mjedisor dhe mbështetjes së jetës, sqaroi NASO. Creë-7 është vendosur të jetë misioni i shtatë rutinë në platformën orbitale për SpaceX të Elon Musk. NASA paguan SpaceX për shërbimin e taksive si pjesë e një programi të ekuipazhit komercial që ajo vendosi për të reduktuar varësinë nga raketat ruse për transportin e astronautëve pasi programi i anijes kozmike përfundoi në 2011. Boeing është partneri tjetër privat i kontraktuar, por programi i tij mbetet i zhytur në vonesa dhe vështirësi teknike. Borisov do të jetë rus i tretë që do të fluturojë me një kapsulë SpaceX Creë Dragon, të fiksuar në majë të një rakete Falcon 9. Hapësira mbetet një zonë e rrallë bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, pavarësisht pushtimit të Ukrainës nga Moska, me amerikanët që gjithashtu vazhdojnë të fluturojnë në bordin e raketave ruse Soyuz që lëshohen nga Kazakistani. Ekuipazhi do të kalojë gjashtë muaj në bordin e ISS, ku ata do të kryejnë eksperimente shkencore duke përfshirë mbledhjen e mostrave gjatë një shëtitjeje hapësinore për të përcaktuar nëse stacioni lëshon mikroorganizma përmes shfryrjeve të sistemit të tij të mbështetjes së jetës. Qëllimi është të kuptojmë nëse mikroorganizmat mund të mbijetojnë dhe të riprodhohen në hapësirë. Një tjetër eksperiment do të synojë të vlerësojë ndryshimet fiziologjike midis gjumit në Tokë dhe në hapësirë. Operacionet në stacionin hapsinor do vazhdojnë deri në vitin 2030 e më pas sateliti do caktivizohet për të rënë në oqean. Disa kompani private po punojnë në stacione hapësinore komerciale për ta zëvendësuar atë. Pamjet; AFP

Top Channel/ Trump zbulon “sekretin”: Pse e sulmova Iranin
04/03 23:31
Top Channel/ Iraku në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
04/03 23:24
Top Channel/ “Shënjestër qipro, jo Turqia”, Greqia ka një version tjetër
04/03 22:50
Top Channel/ Djali i Liderit Suprem të Iranit me perandori globale pronash, zbulohet lista e…
04/03 22:05
Top Channel/ Lufta te dera? Ushtria e SHBA rrezon raketën që do godiste Greqinë
04/03 22:03
Top News-Ministrat izraelitë fikin vendndodhjen/Kërcënimi, Irani po organizon eliminimin e zyrtarëve
04/03 20:57
Top Channel/ Ofensiva në Liban, Izraeli shënjestron nga toka dhe ajri Hezbollahun
04/03 20:04
Top Channel/ SHBA fundos anijen iraniane, 80 të vrarë, Teherani raketa Turqisë
04/03 19:40
Top Channel/ Izraeli, 1 mijë bomba në ditë! Kanë lëshuar afro 5 mijë bomba deri tani
04/03 19:37
Top Channel/ Sulmet e koordinuara SHBA-Izrael, BE: Konflikti nuk do të ketë efekt të menjëhershëm
04/03 19:17
Top Channel/ “E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”, banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e…
04/03 19:16
Top Channel/ Kina i bën thirrje Izraelit për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve kundër Iranit
04/03 19:15
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, zyrtari i lartë amerikan: Kemi fundosur 17 anije iraniane
04/03 19:15
Top Channel/ Lufta i afrohet Shqipërisë? NATO rrëzon raketën iraniane në Turqi
04/03 19:14
Top News – NATO tërhiqet në luftën në Iran / Turqia shkatërron raketën balistike, po afrohej
04/03 17:35
Top Channel/ Izraeli po sulmon Libanin, IDF ka hyrë në qytetet libaneze
04/03 15:38
Top Channel/ NATO shkatërron raketën e Iranit në Turqi: Do reagojmë! Evakuime masive në Qipro!
04/03 15:23
Top Channel/ Lufta e Iranit:U mbyllën për 2 ditë, rihapen bursat në lindje: Si lëviz cmimi i naftës!
04/03 15:06
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
Top News – Qytetet e nëndheshme të raketave / Irani publikon pamjet, një rrjet pa fund tunelesh
04/03 14:40
DIGITALB DIGITALB