Top Channel/ LUFTA e fshehtë e Rusisë ndaj vendeve të NATO-s me parulla, zjarrvënie e bomba
10/07/2024 21:12

Zjarre në magazinat e armëve të lidhura me Ukrainën, kamera të fshehta në trenat e trupave ukrainase dhe vandalizëm ndaj automjeteve, janë stilet më të fundit të “luftës së errët” të Rusisë ndaj vendeve anëtare të NATO-s, shkruan rrjeti amerikan CNN. Rusia raportohet se ka nisur një fushatë sabotazhesh në vendet anëtare të aleancës duke shënjestruar linjat e furnizimit për Ukrainën dhe vendim-marrësit e tyre, thonë zyrtarë të lartë të NATO. Këto burime flasin për një përshkallëzim të luftës ‘hibride’ të Rusisë muajt e fundit duke përfshirë sabotazhin e linjave të furnizimit, “që prej pikës së prodhimit, te ato të magazinimit dhe shpërndarjes. “Rusia po përpiqet të intimidojë aleatët tanë”, tha zyrtari anonim”. Moska refuzon pretendimet si të pabaza, por ato ishin në fakt në axhendën e takimit të 75 vjetorit të NATO-s që nisi dje në Uashington. Disa arrestime të fundit të profilit të lartë kanë zbuluar natyrën kaotike të atentateve të inteligjencës së Kremlinit që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë. Vitin e kaluar 14 ukrainas e dy bjellorusë u arrestuan në Poloni si të dyshuar se punonin për inteligjencën ruse. Një 24 vjeçar ukrainas u dënua me gjashtë vjet burg pasi merrte urdhra nga shefi tij rus i quajtur Andrzej, me të cilin kontaktonte në rrjetin Telegram prej shkurtit 2023. Andrzej e kishte paguar të riun për shkruar e shpërndarë parulla kundër luftës në Poloni por detyrat bëheshin gjithnjë e më komplekse. Në një intervistë me CNN nga burgu, Maxim tha se ishte larguar nga Ukraina drejt Polonisë për t’i shpëtuar varfërisë. Ai shton se nuk ndjehej i detyruar të luftonte në Ukrainë Ndërsa muajin e kaluar një zjarr i dyshimtë goditi një fabrikë armësh jashtë Berlinit në Gjermani dhe një ukrainas pro-rus 26 vjeçar u arrestua në aeroportin e Parisit pasi i shpërtheu një bombë artizanale që mbanë me vete. Në mars një zjarr në një magazinë në lindje të Londrës solli dy arrestime për zjarrvënie dhe asistim të inteligjencës së huaj, saktësisht Rusinë. Një zëdhënës i shërbimeve të sigurisë së Estonisë tha për CNN se aktivitetet ruse janë përshkallëzuar muajt e fundit. “Kemi arrestuar 10 të dyshuar si të përfshirë në aktivitete hibride kundër sigurisë së Estonisë”.

Top News/ Donald Trump zgjedhe ‘ortakun’. Do të kandidojë me Senatorin që dikur e kritikonte
15/07 22:49
Top Channel/ Zelensky prezanton planin për Samitin e dytë ndërkombëtar, synon pjesëmarrjen e Rusisë
15/07 21:25
Top Channel/ Nga Europiani te Lojërat Olimpike, Gjermania rikthen kontrollet: Frikë për terrorizëm
15/07 21:22
Top News/ Pas atentat, lajmi i mirë. Gjykata në Florida pushon çështjen ndaj Trump
15/07 21:05
Top Channel/ “Ishte fëmijë i vetmuar, e ngacmonin…” Detajet për autorin e atentatit ndaj Trump
15/07 19:44
Top Channel/Trump: Të hiqen akuzat ndaj meje/Ekspertët: Sistemi i sigurisë dështoi, të merren masa
15/07 19:22
Top Channel/ Vaksinimi i fëmijëve, OKB jep alarmin: Rënie shqetësuese, skepticizmi në rritje!
15/07 19:11
Top Channel/ Minutë pas minute! Si ndodhi atentati ndaj Trump, komunikimi me agjentët gjatë kaosit
15/07 19:00
Top Channel/ “Supozohet të kem vdekur”, Trump reflekton pas atetentatit: Tani e tutje…
15/07 18:50
Top Channel/ “Nuk ka vend për dhunë”, Biden përcjell mesazhin e bashkimit pas atentatit ndaj Trump
15/07 18:49
Top Channel/ Përse kërkoi këpucët e tij kur u rrethua nga Shërbimi Sekret? Përgjigjet Trump
15/07 18:47
Top Channel/ “Dështim pas dështimi”! Mbrojtja Trump, ish-agjenti i Shërbimit Sekret analizon gabimet
15/07 18:23
Top News/ Rusia ‘largohet’ nga Krimea / Tërhiqet edhe anija e fundit e patrullimit
15/07 16:10
Top Channel/ Si u afrua aq shumë atentatori i Trumpit? Dritëhijet e sigurisë, dështim apo…
15/07 15:30
Top News/ Trump fitoi zgjedhjet! Pak mm larg vdekjes! Mediat botërore reagojnë pas atentatit
15/07 15:22
Top News/ Putinit ‘nuk ia ndjen’ për Trumpin/Nuk do t’i telefonojë pas atentatit, konfirmon Kremlini
15/07 15:13
Top News/ Zëri më i ashpër kundër Rusisë / Kaja Kallas, shefja e re e politikës së jashtme të BE
15/07 14:54
Top News/ NATO, qendër komanduese në Gjermani / Do koordinojë përpjekjet për mbështetjen e Ukrainës
15/07 14:51
Top Channel/ Stoltenberg kundër planit të Polonisë: NATO nuk hyn në luftë me Rusinë!
15/07 14:37
Top Channel/ Trump insiston: “Duhet të isha i vdekur, tani do të bashkoj vendin”!
15/07 13:27