Dronët janë kthyer në një pjesë të rëndësishmë të luftës moderne, e konflikti i Ukrainës po e dëshmon këtë më së miri. Këto mjete pa pilotë kryejnë detyra të ndryshme - nga vëzhgimi ajror deri te lëshimi i raketave.Sipas të dhënave të Pentagonit SHBA ka zhvilluar një tip të ri dronësh, që u përgjigjen kërkesave të ushtrisë ukrainase dhe që do të vazhdojë të përshtatet edhe më tej: "Phoenix Ghost" quhet aparati fluturues.