Të rinj e amatorë të muzikës, të pajisur me teste negative 24 orëshe koronavirusi, shijuan dje një festival muzikor të mbushur me njerëz në Liverpool. Koncerti ishte pjesë e një serie eventesh të ngjashme që po mbahen për të studiuar mundësinë e heqjes së plotë të kufizimeve të pandemisë nga qeveria britanike, deri në 21 qershor.