Top Channel/ Liturgji në Kishën e “Arkanit” , plas indinjata në Prishtinë!
11/06/2021 12:17

Me mbishkrimin "Simboli i shovinizmit bëhet faltore, e bekoi Albin Kurti", pjesëtarë të Partisë Socialdemokrate u mblodhën përpara Kishës Ortodokse në Prishtinë, ku kërkuan dorëheqjen e ministrit të brendshëm. Të enjten në këtë Kishë u mbajt një liturgji për të parën herë që pas luftës, duek shkaktuar reagime të ashpra. Universiteti I Prishtinës e quajti provokim të Serbisë, e tha se kjo është përdorur për qëllime politike pak ditë para rinisjes së dialogut në Bruksel.” Nuk e kemi ditur, tha ministri i kulturës. Nëse është kështu, atëherë ky është një dështim i madh. Ministri i Brendshëm duhet të jap dorëheqje, AKI duhet të përgjigjet gjithashtu. Kosova qenka krejt e pasigurt nën udhëheqjen e tyre", thuhet në reagimin e PSD në Facebook. “ Ky objekt është ndërtuar nën masa të dhunshme duke uzurpuar hapësirën e universitetit…Bashkë me kohën e ndërtimit dhe vendndodhjen e tij, ai është muze që na kujton çdo ditë se deri në çfarë hataje mund të shkojë përdorimi politik i religjionit”, vazhdon postimi. E përshkruar në disa artikuj të shtypit kosovar si “Kisha djallëzore në Universitetin e Prishtinës, ajo është parë si pjesë e programit të regjimit të Beogradit për serbizimin dhe pravosllavizimin e Kosovës. Në momentin kur u hodhën themelet e saj 6 dhjetorin e vitit 1992, i pranishëm ishte dhe Zheljko Razhnatovic i njohur ndryshe si Arkani, komandanti i njësisë famëkeqe paraushtaraje Tigrat, që akuzohet për masakra të tmerrshme gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë e Herzegovinë dhe Kosovë.

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44