Top Channel/ Lista e çmimeve në pasqyrë! Nga shtatori bizneset do të raportojnë çmimet
27/08/2026 19:50

Nga makaronat, vaji e sheqeri, te frutat, perimet e deri tek detergjentët. Disa nga bizneset më të mëdha të produkteve bazë do të raportojnë çmimet muaj pas muaji, duke filluar që nga shtatori. Me qëllim shmangien e abuzimeve nga bizneset, këto produkte do të hyjnë në monitorim përmes platformës më të re PriceWatch Albania ose ndryshe Pasqyrë Albania, e cila do të ngrihet nga Ministria e Ekonomisë. Në një intervistë për Top Channel, ministrja Delina Ibrahimaj tregon se si do të detyrohen bizneset të raportojnë çmimet dhe si do të zbulojë qeveria hallkën abuzuese. “Për çmimet po ndërtojmë këtë platformë e cila do të bëjë transparente çmimet e disa shitësve, ku qytetari të informohet ku çmimi është më i lirë. Qëllimi është analizimi i marzheve të fitimit dhe gjithë zinxhirit të vlerës. Nga fermeri deri te tregu konsumatorit ka disa hallka dhe ne duhet të kuptojmë kush është hallka që çon në shumëfishim të çmimit”, tha ministrja e ekonomisë Delinda Ibrahimaj. Prej kohësh qytetarët përballen me abuzime çmimesh, si në produkte në markete, edhe në tregun e frutave, perimeve apo detergjentët, të cilët po u kushtojnë edhe më shtrenjtë se ushqimet. Por synimi do të jetë edhe më i gjerë se një “listë çmimesh”. Ministrja Ibrahimaj thotë se do të analizojë të gjithë zinxhirin e vlerës, nga prodhuesi te konsumatori. Ndërsa një VKM pritet të përcaktojë sesi do të funksionojë kjo platformë, e cila përveçse do të ketë në monitorim këto produkte bazë, do të përcaktojë dhe bizneset që do të vihen nën vëzhgim. “Kompanitë të detyruara, jo vullnetare. Vullneti i mirë zgjat një muaj apo dy dhe ndodh çrregullim. Do kemi një VKM që do të thotë se cilat do të jenë bizneset dhe shpejtësia që do të raportojnë”, tha ministrja e ekonomisë Delinda Ibrahimaj. Por edhe nëse çmimet mblidhen dhe publikohen, a do të ndryshojë kjo realisht atë që paguan qytetari? Një platformë mund të tregojë ku një produkt shitet më lirë, por suksesi i saj do të varet nga ajo që ndodh pasi identifikohet një hallkë ku çmimi rritet. E pyetur nëse pas gjashtë muajsh qytetari vazhdon të paguajë të njëjtat çmime, si do të matet suksesi i platformës, ministrja nuk jep një objektiv konkret për uljen e çmimeve. “Nuk shprehem dot sot nëse qytetari do paguajë të njëjtat çmime. Çmimi nuk është vetëm një tregues i një ndërhyrjeje. Nuk them nëse çmimet do jenë më të larta apo më të ulëta, por garantoj që do kemi informacionin 360 gradë dhe do të dimë arsyet e rritjes së çmimeve dhe brenda mundësive tona të ndikojmë në këtë treg”, u shpreh ministrja e ekonomisë Delinda Ibrahimaj. Objektivi i parë është të shihet më qartë se ku dhe pse ndryshon çmimi, ndërsa efekti në faturën e familjeve mbetet ende për t’u provuar. Platforma do të nisë fillimisht me një numër të kufizuar produktesh dhe rrjete supermarketesh, por pritet të zgjerohet më tej, duke përfshirë kategori të tjera. Dhe pikërisht këtu do të jetë testi, jo sa çmime do të pasqyrojë, por nëse ky informacion do të shndërrohet në kontroll real dhe mbi të gjitha në çmime më të përballueshme për konsumatorin.

Top Channel/ ‘Bojkoto e protesto’, studentët vijojnë protestën, thirrje të rinjve të tjerë tu…
03/11 11:49
Top Channel/ Vijojnë protestat/ Të rinjtë grumbullohen te Politekniku, thirrje për dorëheqje dhe…
03/11 11:41
Top News – Shqipëria nuk përfiton fonde. Bllokohen 228 mln euro nga Plani i Rritjes së BE
03/11 11:25
Top Channel/ Sot seanca për Veliajn! Avokati i kryebashkiakut në GJKKO
03/11 11:11
Top News –Ulja e TVSH mund të rrisë çmimet. Ekonomi e qëndrueshme, por varet nga turizmi e ndërtimi
03/11 10:50
Top Channel/ Masa ‘Detyrim paraqitje’, ish-drejtoresha e AKSH paraqitet në SPAK
03/11 10:07
Top News – Luftanijet e NATO-s në Vlorë. Gjermanë, italianë e spanjollë gati për ‘betejë detare’
03/11 10:02
Top News – Reforma territoriale shkriu 15 prej tyre. Por financat ndajnë fonde për 61 bashki
03/11 09:54
Top Channel/ Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare
03/11 09:36
Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02