Top Channel/ Lirohet Arbër Paplekaj! Vendimi i Gjykatës, ishte dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
18/12/2025 20:05

Lirohet me kusht Arbër Paplekaj. Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin me kusht për Paplekaj gjatë një seance të zhvilluar dy ditë më parë. Ndërkohë më 11 nëntor Paplekaj pati përfituar edhe 90 ditë ulje dënimi po nga kjo gjykatë, ulje që shtrihet në vitin e fundit të vuajtjes së dënimit. Arber Paplekaj, ish-efektiv i Forcave të Armatosura, po vuan aktualisht një dënim me burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në Elbasan në prill të vitit 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Ai u dënua përfundimisht me 7 vite burg nga Gjykata e Apelit që ia uli dënimin pasi ndryshoi cilësimin e veprës penale nga vrasje në rrethana cilësuese në vrasje në kushtet e tronditjes psikike. Teksa ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit, mbrojtja e tij pati kërkuar përfitimin e lirimit me kusht, që në fillim të vjeshtës, po seancat për arsye të ndryshme qenë shtyrë ose nuk qenë zhvilluar. U vendos: 1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit A.P. 2. Lirimin me kusht të kërkuesit (të dënuarit) A.P, për pjesën e mbetur të pavuajtur prej 6 (gjashtë) muaj e 1 (një) ditë burgim. 3. Në bazë të neneve 61 dhe 64 të Kodit Penal detyrohet kërkuesi A. P.të mbajë kontakt me Shërbimin e Provës Durrës gjatë periudhës prej 6 (gjashtë) muaj e 1 (një) ditë dhe të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës së mësipërme. 4. Bazuar në nenin 60 pika 9 të Kodit Penal detyrohet kërkuesi A. P. të mos shoqërohet me persona të dënuar gjatë periudhës së provës. 5. Urdhërohet lirimi A. P. nga Dhomat e burgimit të I.E.V.P Durrës nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale. 6. Një kopje e këtij vendimi i dërgohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për zbatim. 7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit. U shpall më datë 16.12.2025

Top Channel/ Përleshet me policët dhe i godet me çadër, gruaja rrëzohet në tokë
28/11 15:49
Top Channel/ Me flamur mbi to, protestuesit përballë policisë me mburoja artizanale prej hekuri
28/11 15:40
Top Channel/ Protestuesit me taktika të reja, qëllojnë me llastiqe në drejtim të policisë
28/11 15:32
Top Channel/ “Breshëri” molotovësh drejt policisë, momenti kur efektivi mbulohet nga flakët
28/11 15:27
Top Channel/ Me flamur në dorë, protestuesi i gjunjëzuar në mes të bulevardit, teksa policët kalojnë
28/11 15:22
Top News-Protesta mbarëkombëtare/Tensione, gurë e gaz lotsjellës
28/11 15:21
Top News-28 Nëntori bashkon shqiptarët / Festë në Kosovë dhe Maqedoni, kujtohet edhe UÇK
28/11 15:18
Top Channel/ “Fushëbeteja” zhvendoset në shesh, policia hedh ujë, protestuesit mbrohen me çadra
28/11 15:16
Top Channel/ Jo vetëm nga toka, policia hedh gaz lotsjellës edhe me dron mbi protestuesit
28/11 15:10
Top Channel/ Lëndohet në këmbë një person, protestuesit i mjekojnë plagën dhe ja fashojnë
28/11 14:54
Top News-28 Nëntori/Festime dhe homazhe në çdo qytet të Shqipërisë
28/11 14:43
Top Channel/Protestuesit bllokojnë rrugën pranë Piramidës me koshat e mbeturinave, zmbrapset policia
28/11 14:40
Top Channel/ Përplasjet zhvendosen në shesh, lëndohet një person, protestuesit I vijnë në ndihmë
28/11 14:36
Top News – Centralizohen tenderat e shëndetësisë. Drafti sipas modelit ‘KAYO’
28/11 13:59
Top Channel/Përshkallëzohet përplasja në Bulevard, protestuesit me molotovë e gurë zbrapsin policinë
28/11 13:54
Top Channel/ Hidhen molotovë dhe fishekzjarrë drejt autobotëve, policia përgjigjet me gaz dhe ujë
28/11 13:49
Top Channel/ Lëndohet një person, protestuesit i vijnë në ndihmë, mbërrin dhe autoambulanca
28/11 13:23
Top News – ‘Tërhiquni!’, Policia thirrje protestuesve për t’u shpërndarë
28/11 13:16
Top News – Tensione në protestën mbarëkombëtare, Policia hedh gaz lotsjellës për t’i shpërndarë
28/11 13:14
Top Channel/ Policia me simbole kuqezi, makinat e mburojat e policisë mbulohen me flamurin kombëtar
28/11 12:40