Top Channel/ Lirohen dy pengje amerikane nga Militantët e Hamasit! Ndihmat ende nuk mund të kalojnë
20/10/2023 23:06

Autoritetet njoftuan se e premtja do të hapte kufirin në Egjipt duke lejuar kalimin e ndihmave humanitare, por ende nuk ka kalime të kamionëve që po presin në radhë. Egjipti deklaroi se kalimi kufitar Rafah me Gazën ishte i hapur nga ana e tyre, teksa hodhi akuza kundrejt Izraelit se ka refuzuar hyrjen e ndihmave. Dy pengje janë liruar nga militantët e Hamasit, ndërsa ende të paktën 198 persona të tjerë ndodhen në duart e tyre. Lënia e lirë e tyre u konfirmua nga ushtria izraelite. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se forcat izraelite kanë lëshuar një urdhër evakuimi në spitalin Al-Quds në Gaza, për shkak të rrezikut. Spitali aktualisht është shtëpia e mbi 400 pacientëve dhe 12,000 civilëve të zhvendosur. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant paralajmëroi se lufta do të jetë e gjatë dhe e ndarë në tre faza, të cilat i shpjegoi paraprakisht. Sinkron: Yoav Gallant, Ministri izraelit i Mbrojtjes "Së pari do të shkatërrojmë organizatën Hamas dhe infrastrukturën ushtarake e qeveritare. Faza tjetër pas kësaj do të jetë më e zgjatur, është një fazë e stabilizimit të sistemit. Dhe në fund, do të arrijmë në një situatë ku do të ketë regjim sigurie krejtësisht të ndryshme”. Në territoret e Palestinës, përkatësisht në Ramallah, ka pasur përleshje të dhunshme mes forcave të sigurisë së Izraelit dhe banorëve vendas, që kanë djegur goma e kanë gjuajtur me gurë. E njëjta gjendje vijon edhe në Jeruzalem, ku policët e armatosur janë përplasur me protestuesit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10