Duke i paraprirë ditëve me shi, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka prodhuar masivisht gjatë 2-3 ditëve të fundit dhe kjo është reflektuar në nivelin e liqenit të Komanit. Aq shumë është prodhuar energji dhe është shkarkuar nga hidrocentrali, sa në disa pika të liqenit, ai të ngjan me një lum të vogël. Në vendin e quajtur përroi i Daicës, aty ku gjatë verës kalojnë me dhjetëra varka dhe tragete, sot lëvizja mund të bëhej edhe në këmbë. Kjo do të thotë se lëvizja e tragetit, por edhe e varkave është e pamundur.