Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar projektligjin e ri, të quajtur “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, me qëllim mbështetjen e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit. Dokumenti, i depozituar më 10 shtator 2025 në Dhomën e Përfaqësuesve, përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë.