Një sinjalizim nga banorët e zonës ka vënë në lëvizje Policinë e Lezhës, duke çuar në parandalimin e një vrasjeje të planifikuar dhe arrestimin e tre personave. Banorët kishin konstatuar prej disa ditësh lëvizjen e një automjeti të dyshimtë në zonë. Dyshimet janë shtuar kur kanë parë edhe dy persona të pajisur me skafandra, të cilët lëviznin me motomjet në rrugën e vjetër Pllanë–Lezhë. Lëvizjet e pazakonta kanë alarmuar banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë e Lezhës.