“Kujdes, kjo kriza e Kosovës nuk është lojë”, thoshte dicka muaj më parë analisti Leon Hartëell, duke theksuar sesi mosmarrëbeshjet për targat shkaktuan tensione aq të mëdha, sa pati lëvizje trupash ushtarake në Kosovë e Serbi, duke e afruar ndjeshëm rrezikun e një konflikti të hapur. Ai rast tregoi sesa delikat vazhdon të jetë ekuilibri i marrëdhenieve dypalëshe, dhe sa e rëndësishme është gjetja e një zgjidhje për ngërcin që vazhdon prej vitesh. Vizita në Prishtinë e zëvendesndihmës sekretarit amerikan të shtetit, njëkohësisht i deleguari amerikane për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar