Top Channel/ Lëvizja e beftë, Trump-Zelensky-BE takim urgjent para bisedimeve në Alaskë
12/08/2025 22:38

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqës evropianë zhvillojnë sot bisedime virtuale, në kuadër të negociatave për t’i dhënë fund agresionit rus. Takimi vjen dy ditë para se Trump të ulet për negociata ballë për ballë me Presidentin rus, Vladimir Putin. Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se takimi mes Putin dhe Trump do të mbahet në Anchorage, qyteti më i madh i Alaskës. “Të premten në mëngjes (sipas orës lokale), Presidenti Trump do të udhëtojë drejt Anchorage, Alaska, për një takim dypalësh me Presidentin rus, Vladimir Putin. Presidenti Trump është i vendosur të përpiqet t’i japë fund kësaj lufte dhe të ndalojë vrasjet”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt. E pyetur nëse Zelenskyy nuk është ftuar në takim, ajo tha: “Ky takim po zhvillohet sepse Presidenti i Rusisë i ka kërkuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të takohet, përmes të dërguarit të tij të posaçëm, Steve Ëittkoff. Presidenti Trump e ka pranuar këtë takim me kërkesë të Presidentit Putin. Kjo administratë ka përdorur vërtet çdo mjet, ka marrë çdo masë për të arritur paqen përmes një zgjidhjeje diplomatike. Vetëm një nga palët e përfshira në këtë luftë do të jetë e pranishme, kështu që presidenti do të shkojë atje për të kuptuar më mirë se si mund ta përfundojmë, shpresojmë, këtë luftë”. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të tentojë t’ia kthejë Ukrainës një pjesë të territorit të vet në takimin që do ta ketë me presidentin rus, Vladimir Putin më 15 gusht. Trump u shpreh se bisedimet në Alaskë do të jenë të natyrës fillestare, dhe kanë për qëllim të bindin Putinin për t’i dhënë fund luftës, dhe që do të ketë disa shkëmbime territoresh. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass. Të dy ministrat diskutuan përgatitjet për takimin e Donald Trump me Vladimir Putin në Alaskë të premten. Ministria e Jashtme ruse tha se të dyja palët konfirmuan qëllimin e tyre për të zhvilluar bisedime produktive.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36