Top Channel/ Lavrov: Asociacioni, mashtrim edhe për serbët-“Kujtoni marraveshjen e Minskut”!
03/03/2023 18:02

Nga takimi I G20-tës në Indi, ministry I jashtëm rus Sergei Lavrov bëri një deklaratë edhe për Kosovën e Serbinë, ndërsa hoqi paralele mes ndërmjetësimit perëndimor dhe marrëveshjes së Minskut për Ukrainën. Nga komentet e shefit të diplomacisë ruse, nënkuptohet se ai Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e sheh si një nismë jo të sinqertë për Beogradin. “E njëjta histori, mashtrimi I serbëve në lidhje me Asociacionin e komunave serbe, si mashtrimi I Rusisë në lidhje me marrëveshjet”, ka thënë Lavrov, I cituar nga agjencia ruse e lajmeve RIA. Sipas tij, vendet perëndimore nuk do ta zbatonin marrëveshjen e Minskut, e nuk kanë ndërmend të zbatojnë as ujditë që arrihen për serbët në Kosovë. Madje sipas tij, firmëtarët e Minskut e kanë pranuar hapur se ato marrëveshje ishin të nevojshme për të përgatitur luftën kundër Rusisë. Ndërkohe vete Aleksandar Vucic, pas një takimi në Beograd me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, deklaroi se formimi urgjent i Asociacionit është me rëndësi prioritare. Vucic shkroi në profilin e tij në Instagram se e ka informuar ambasadorin Hill për raundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 shkurt në Bruksel. Veç formimit të Asociacionit, presidenti serb tha se “duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për zgjidhjen e problemeve të akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”. Pamjet: AFP

Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14