Një ligj i ri në Nevada ka një qëllim të pazakontë: shënjestra e tij është bari i konsideruar jo-funksional, e që për këtë arsye, sipas legjislacionit në fjalë, nuk duhet lejuar më. Masa prek parqet në komplekse zyrash apo hyrje pallatesh, duke ndaluar rreth 40% të barit në Las Vegas. Arsyeja? Për të ruajtur rezervat e ujit, që janë me pakicë. Projektligji 356 parashikon heqjen e barit të përdorur për zbukurim në jug të Nevadës, e që nuk ka asnjë funksion tjetër. Ai lloj bari nuk do të mund të ujitet më me ujë nga lumi i Kolorados. Po flas për atë bar të cilin e shkelin vetëm njerëzit që e kositin.