Landet federale gjerman po përgatiten për pranimin e refugjatëve afganë. Ministria e Brendshme e Gjermanisë nuk ka parashikime të sakta për flukset e mundshme , por fokusi është aktualisht të stafi lokal, te familjet e tyre si dhe te njerëz të tjerë në rrezik, tha një zëdhënës i saj i cituar nga DW. Në takimin e ministrave të Brendshëm të landeve federale Ministri Federal i Brendshëm, Horst Seehofer ka kërkuar një programi pranimi për refugjatët nga Afganistani.