U përcoll sot në banesën e fundit mes nderimeve nga Familjarë, akademikë dhe artistë “Mjeshtri i Madh” Birçe Hasko. Aktori i dhjetëra roleve e karaktereve të veçantë do të prehet në vendlindje, në Dukat të Vlorës. Kolegë e aktorët të Haskos shprehën mirënjohje për kontributin e tij në kinematografinë shqiptare mes emocioneve dhe lotëve.