Takimi i socialistëve me gratë dhe vajzat e Vlorës ishte konceptuar si një festë me këngë e valle, ku nuk mungoi as simbolika e qëndisjes së flamurit. Marigoja e ditëve tona, një grua vlonjate e kthyer nga emigrimi qëndisi yllin mbi flamurin e Bashkimit Europian, familjes së madhe të cilës aspiron t’i bashkohet Shqipëria.