Top Channel/ Kush e kërcënon SPAK? 10 problemet që rrezikojnë hetimet e prokurorisë
07/04/2025 19:45

Në raportin vjetor të vitit që lamë pas SPAK adreson 10 problemet që ka hasur gjatë 2024. Në vend të parë qëndron presioni i jashtëm ndaj SPAK. Po kush e ushtron presionin e jashtëm sipas SPAK? Krimi i organizuar, politika dhe aktorë mediatikë. Këta të tre janë gjurmuar nga SPAK gjatë 2024 të dyshuar që u përpoqën të cenojnë pavarësinë kushtetuese dhe bilancin e hetimeve. Në raportin që i është dorëzuar kuvendit përmenden dëmet që shkaktohen ndaj SPAK nga këto presione të kategorizuara si “ndërhyrjet e jashtme që rrezikojnë gjithashtu integritetin e prokurorëve.” Si zgjidhje, SPAK propozon reagimin e të gjitha institucioneve që janë përgjegjëse në ruajtjen e pavarësisë dhe të prokurorëve që shërbejnë aty. Klima që përshkruan SPAK për vitin që lamë pas lidhet direkt me hetimet ndaj politikanëve dikur funksionarë të lartë, drejtues institucionesh të vënë nën hetim gjatë 2024 dhe që qartësisht pas sollën akuza publike ndaj prokurorëve dhe nga ana tjetër edhe deklarata nga KLP për ndalim të presioneve dhe gjuhës së urrejtjes. E njëjta gjë ndodhi edhe pas goditjen që mori krimi i organizuar i ekspozuar sidomos nga aplikacionet Sky ECC, një hetim që përfundoi në gjykatën kushtetuese dhe rriti tensionin në drejtësi. Nga ana tjetër në listën e dhjetë problemeve të ndeshura, në vend të 2 qëndron vakumi ligjor për statusin e prokurorëve të posaçëm kur ata të përfundojnë mandatin 9 vjeçar. Dhe një situatë e tillë rrezikon të cenojnë standardin e hetimeve të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe ndërkombëtarët- përmendet në raport. Si problem i 3, është renditur mungesa e këshilltarëve ligjorë që vë në rrezik ndjekjen e çështjeve deri në gjykatën kushtetuese. Pa zgjidhje vazhdon edhe njohja e vendimeve penale të huaja ndaj personazheve të botës së krimit të organizuar që mbahet nga gjykatat e zakonshme. Për këtë SPAK kërkon ndryshim të ligjit. Ndërkohë korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdon të denoncohet fare pak nga institucionet shtetërore përfshi edhe Policinë. Ndërsa mungesa e sistemit të administrimit të çështjeve, mungesa e njësisë së analizës, statusi i specialistit ndërlidhës për hetimet e përbashkëta ndërkombëtare i cili nuk duhet të trajtohet si nëpunës civil, presin ende zgjidhje. Sikurse edhe mos ekstradimi i shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49