Top Channel/ Kush e bindi Trump-in të shkojë në funeralin e Papës? Prapaskenat e 4 orëve bisedime
23/04/2025 18:48

Mëngjesin e 21 prillit, Amerika u zgjua me lajmin për vdekjen e Papës. Në Shtëpinë e Bardhë u aktivizua protokolli i përdorur në raste zie që konsiderohen të rëndësishme për vendin. Donald Trump firmosi menjëherë urdhrin e përgatitur më parë për uljen e flamujve kombëtarë në gjysmë shtize në të gjitha ndërtesat federale, përfshirë vetë Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin. Më pas nisi një ditë në shumë pjesë të saj surreale. Trump publikoi menjëherë në platformën e tij “Truth” një mesazh të shkurtër ngushëllimi, pastaj doli në kopshtin e rezidencës presidenciale, ku gjithçka ishte gati për festën tradicionale të “Easter Egg Roll”, e cila përfshin një garë mes fëmijëve: fiton ai që arrin i pari në finish duke shtyrë vezët e dekoruara të Pashkëve me një shkop. Me këtë rast mijëra persona mund të ndjekin lojërat nga parku publik që kufizohet me “South Lawn” të Shtëpisë së Bardhë. Askush nuk e mori në konsideratë anulimin apo të paktën shtyrjen e festës për shkak zie. Ndoshta sepse do të ishte e vështirë të menaxhohej turma që tashmë kishte mbushur zonën pas gardheve mbrojtëse. Por me siguri, toni i përdorur nga Trump mund të kishte qenë ndryshe. Rreth mesditës, ai mori fjalën nga ballkoni që shikon nga hapësira e gjelbër. Ai e lavdëroi Françeskun si një “njeri të ndershëm”, ndërkohë që pranë tij një person i veshur si lepur vazhdonte të lëvizte veshët e mëdhenj dhe të përshëndeste fëmijët. As lepurit askush nuk i tha gjë. Festa vazhdoi siç ishte planifikuar. Presidenti iu afrua zonës së rrethuar ku ndodheshin gazetarët dhe kamerat. Dikush e pyeti: “A do të shkoni në funeralin e Papës?”, Trump u përgjigj: “Ende nuk e di, do të flasim për këtë, duhet të shohim nëse do të kemi kohë.” Qysh në mëngjesin e djeshëm dihej që varrimi do të mbahej gjatë fundjavës: të premten ose, siç u vendos më vonë, të shtunën. Çfarë kishte aq urgjente Trump në agjendën e tij për fundjavën? Arratisja e zakonshme drejt njërit prej resorteve të tij për të luajtur golf. Në orët në vijim, dikush nga këshilltarët ose ministrat duhet t’i ketë tërhequr vëmendjen presidentit që do të ishte i vetmi nga liderët e mëdhenj perëndimorë që do të mungonte në një moment historik. Kush e bindi përfundimisht Trump-in? Qarkullojnë disa hipoteza. E para përmend zëvendëspresidentin J.D. Vance, i cili ishte lideri i fundit që kishte takuar Papën. Vance, shumë katolik, thuhet se këmbënguli për domosdoshmërinë e shkuarjes në Romë dhe, nëse do të ishte e nevojshme, do të ishte gati të përfaqësonte SHBA-të në vend të Trump-it. Edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, theksoi që nuk do të ishte e përshtatshme të lihej bosh vendi i rezervuar për Amerikën. Në orën 15:58, Trump vendosi, duke njoftuar me entuziazëm pjesëmarrjen në funeral, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania. Tani, diplomacitë evropiane po kontaktojnë Shtëpinë e Bardhë për të tentuar të organizojnë takime menjëherë pas Meshës në Shën Pjetër, sikurse është samiti mes BE-së dhe SHBA-së, i propozuar javën e kaluar nga Giorgia Meloni në bisedën e saj me Trump-in.

Top News – Pa ne, Evropa do fliste gjermanisht! Trump sulmon Francën e Britaninë: Ne e fituam luftën
15/05 16:30
Top News – ‘Duhet të mendoj për mandatin e tretë’ / Trump nuk ndalet, e vetmja pengesë: Kushtetuta
15/05 14:55
Top News – Izraeli ‘negocion’ nën zjarr / Dhjetëra të vr*rë në Gaza, sulmet intensifikohen
15/05 14:52
Top News – Propozon ‘Zonën e Lirisë’ në Gaza / Trump përsërit ofertën: SHBA ta marrë nën kontroll
15/05 14:51
Top News – Dhurata e Katarit për Trump / Boeing 747, Air Force One por me eskortë ushtarake
15/05 14:48
Top News – Katari ‘hap thesin’ për Trumpin / 10 miliardë dollarë për bazën ajrore amerikane
15/05 14:47
Top News – NATO diskuton kërkesën e SHBA / Rritje masive e shpenzimeve të mbrojtjes
15/05 14:38
Top News – Delegacioni i Rusisë, ‘dekorativ’/Zelenski shkon te Erdogan: Vendos për hapat pas takimit
15/05 14:38
Top Channel/ Starmer në zyrën e Ramës, ja ku i mbeten sytë kryeministrit britanik
15/05 12:48
Top Channel/ Bisedimet për paqe në Turqi, mungesa Putinit, Trump: Pse të shkonte ai kur unë nuk jam?
15/05 12:21
Top Channel/ Putin braktis bisedimet për paqe, Zelensky kokëfortë: Nëse nuk është ai, s’ka negociata
15/05 12:18
Top News – SHBA dhe Irani, marrëveshje bërthamore / Trump: Në një farë mënyre i ka pranuar kushtet
15/05 12:11
Top News – Raketat bërthamore të Kim Jong unit…Kërcënim për SHBA-në, inteligjenca ngre alarmin
15/05 12:09
Top Channel/ Trump me “ide të reja” për Gazën: Ta marrë SHBA-ja e ta bëjë zonë lirie!
15/05 12:09
Top News – Një ndihmës, një diplomat dhe një spiun / Kë ka dërguar Putin për bisedime me Ukrainën
15/05 12:05
Top News – Ekonomia ruse, në gjunjë…Është më e dobët nga sa deklaron Kremlini
15/05 12:04
Top News – Rindërton ushtrinë për të sulmuar NATO-n/Putin, gati për 2 vite, paralajmërojnë ekspertët
15/05 12:04
Top News – Ukraina në tavolinë me Rusinë…/ Mungon Putin e Zelenski, bisedime pas tre vitesh luftë
15/05 11:56
Top News-Putin dërgon avionët ushtarakë në Estoni/Shkel hapësirën ajrore të nato-s, shoqërohet anija
15/05 11:55
Top Channel/ As Trump, as Putin nuk shkojnë në Turqi, Zelensky takim vetëm me Erdoganin!
15/05 11:33
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta