Top Channel/ Kultivoi drogë, ADN-ja zbulon pas 16 vitesh shqiptarin! Si u kap nga policia në Angli
10/09/2024 20:43

Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në rrjetat e bazës ndërkombëtare të të dhënave të ADN, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2008 në Mesinia të Greqisë, që lidhet me kultivimin e kanabisit. Në atë kohë, një plantacion jetim në zonën e Trifilisë u identifikua me 1790 fidanë kanabis. Rasti mbeti i pazgjidhur dhe 16 vjet më vonë, autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar e arrestuan atë kur ADN e tij u identifikua në bazën e të dhënave të mbajtur nga forcat policore ndërkombëtarisht. Hetimet e Prokurorisë së Narkotikëve dhe Departamentit të Hetimeve Penale të Kalamatës dhanë frytet e tyre me identifikimin e 44-vjeçarit për megaplantacionin 16 vite më parë. Sipas policisë greke, “në lidhje me zbulimin e një plantacioni me fidanë kanabisi në Mesini më datë 2.9.2008, në kuadër të eksplorimit nga ajri të zonave të dyshimta, me përdorimin e mjeteve ajrore të policisë dhe sekuestrimin e një totali prej 1790 fidanë kanabis, gjithashtu, në kuadër të hetimeve të vazhdueshme policore të kryera, është identifikuar një kultivues. Duke përdorur provat e duhura dhe të kombinuara, si dhe rezultatet e metodave fizike dhe shkencore, u identifikua 44-vjeçari shqiptar, i cili ishte aktiv në kultivimin e bimëve të kanabisit dhe tashmë ndodhet i burgosur në një qendër paraburgimi në Mbretërinë e Bashkuar”.

Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Shqiptari u dënua me vdekje në Kinë, si shpëtoi shqiptari nga ambasada: Shokët iu dënuan me varje
30/06 23:17
Top Channel/ Reformat për lirinë e medias, Ekspertët e Këshillit të Europës prezantuan rekomandimet
30/06 22:13
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top Channel/ Tërmet në Napoli! Mediat italiane: Më i fuqishmi i regjistruar në 40 vitet e fundit
30/06 21:34
Top News- Inagurohet selia e ambasadës në Vatikan/ Hasani: Për një botë më të paqtë e solidare
30/06 20:53
Top News- Begaj takon mbretin spanjoll/ Merr pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara
30/06 20:52
Top Channel/ Kosovë, zvarritja me “plan”! Ekspertët: Kushtetuesja të sqarojë garën
30/06 20:03
Top Channel/ Pallatet, tarifat për administrimin! Mazniku: Gati udhëzimi për bashkitë
30/06 20:02
Top Channel/ Abuzim miliona lekë! Pezullohet kreu i tenderëve
30/06 19:56
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top Channel/Ekskluzive! Nigel Farage intervistë për TCH: Gati të përballem me Ramën në Tiranë
30/06 19:41
Top News- Zbulohet partia që shpenzoi më shumë në Facebook e Instagram për fushatë, dalin shifrat
30/06 18:37
Top News- Zyrtarët e urbanistikes në gjyq/ Favorizuan ndërtuesit me taksën e infrastrukturës
30/06 16:35
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News – Ish ministri i Jashtëm serb. ‘Kosovën do ta kishim njohur, por nuk na la kisha’
30/06 16:06
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06